TIRANE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ku ka folur në lidhje me akuzat që i janë bërë kohët e fundit, se ai po kërkon të marrë në dorë frenat e opozitës.

Meta gjatë intervistës së tij tha se  ai është shumë i përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën dhe të vijojë të bëj punën e tij si President, punë që nuk e ndërron me asnjë në botë.

Ylli Rakipi: Ju jeni një politikan race dhe keni ambiciet tuaja. Një analistë i njohur thotë se protagonizmi juaj, bëhet për të marrë frenat e opozitës në dorë…

Ilir Meta: Unë nuk e shoh aspak këtu, kjo zgjedhje u bë në një rast krize dhe  kjo krizë kaloi. Deri në 24 korrik të vitit 2022, jam i motivuar që të vijojë këtë detyrë dhe nuk e ndërroj me asnjë detyrë as në Shqipëri dhe as në botë, por do të vijojë të luftojë për këtë Kushtetutë. Nuk kam ambicie as për këto zgjedhje dhe as të zgjedhjeve të 2021 nuk kam farë lidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: