Vazhdon për mrekulli historia e dashurisë mes Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini. Çifti i ri është fotografuar në Venezia, gjatë një fundjave romantike.
E përjavshmja Chi publikon ekskluzivisht, në numrin e të mërkurës 15 nëntor, pamjet e ‘muajit të mjaltit’, që çifti i ka lejuar vetes duke përfituar nga pauza e kampionatit.
Më parë trajneri i Juventusit e ka prezantuar Ambrën në familjen e tij në Livorno.
(da.xha/BalkanWeb)
