AMC ndodhet pranë popullsisë në zonat e prekura nga përmbytjet. AMC shprehu solidaritetin për familjet e dëmtuara dhe iu bashkua përpjekjeve për të përmbushur nevojat emergjente. Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitrios Blatsios, bëri të ditur se kompania që ai përfaqëson ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme për të ndihmuar familjet e dëmtuara. AMC, pasi kontaktoi me institucionet shtetërore që po menaxhojnë emergjencën, vendosi që kontributin e saj ta ofrojë për familjet me probleme sociale.

Në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror janë identifikuar familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet me përkrahje sociale, të cilave do t`u lehtësohen humbjet e shkaktuara nga vërshimet e ujit dhe reshjet e shiut. Është një sasi pajisjesh elektroshtëpiake, të cilat do të shpërndahen nga AMC në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror.

Drejtori i AMC, zoti Dimitrios Blatsios, u shpreh se “pikërisht në situata të tilla mbizotëron bashkëveprimi njerëzor dhe ne po japim ndihmën tonë. Kontributi i AMC shërben për t`u rikthyer shpresën banorëve të përfshirë nga kjo emergjencë humanitare”.

Ndërkaq, reshjet dhe përmbytjet nuk kanë ndikuar në shërbimet që ofron AMC. Stafi teknik po mban në vëzhgim situatën, në mënyrë që komunikimi të vazhdojë të shërbejë si një ndihmë më shumë në kushtet e emergjencës.

AMC, si kompani me përgjegjshmëri sociale, përherë ka angazhuar burimet e saj njerëzore, financiare dhe teknologjike për zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: