SERBI

Amerikanët i kanë ofruar Veriun e Kosovës Serbisë nëse kjo e fundit i vë sanksione Rusisë. Kështu raporton media serbe “Espreso”.

Sipas këtij portali, bashkëpunëtorët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë ofertë ia kanë bërë palës serbe pas takimit të Presidentit, Aleksandër Vuiçiç në Pekin me presidentin e Rusisë dhe Kinës me 26 prill, tre ditë para se të mbahej Samiti i Berlinit.

Gjithashtu kjo media thekson se amerikanët kanë kërkuar që Serbia të heqë dorë edhe nga anëtarësimi në unionin euroaziatik dhe që të hedhë sa më parë vështrimin drejt Aleanacës së Atlantikut të Veriut.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: