Gazetari Anri Bala, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u pyet nëse zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës bën që të ketë ndryshime edhe në “botën shqiptare”.
Bala tha se Amerika ka një agjendë për Shqipërinë dhe kjo agjendë nuk ndryshohet, pavarësisht se kush bëhet president i SHBA-ve. Ai shtoi se nuk ka sesi të ndryshohet reforma në drejtësi, pasi ajo është votuar nga 140 deputetë të parlamentit shqiptar.
Anri Bala: Zgjedhja e Donald Trump nuk do të ndryshojë asgjë në politikën shqiptare. Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe nuk besoj se do të kemi ndonjë problem. Nuk rrezikohet reforma në drejtësi.
Amerika ka një agjendë që nuk ndryshon për një emër të përveçëm, nuk ka rëndësi se kush bëhet president. Reforma në drejtësi është votuar me 140 vota në parlamentin shqiptar.
(Balkanweb)