TIRANE

Një tezë trutharësh që nuk meriton vëmendje, kështu e konsideron ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani atë që sipas tij po artikulohet nga zëdhënia qeveritare.


“Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën legjitime me opozitën e re, me të që është në parlament.Për këtë qëllim Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co…” – shkruan Manjani në një postim në facebook, ndërsa liston edhe disa pyetje.


Postimi i plotë:
Teza e re që artikulohet nga zëdhënia qeveritare është:
————————-
Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.
Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:
1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!
2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.
3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita….
Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!
Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!