Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë sot, se “amerikanët sollën Ndoc Rrokun” dhe se reformën në drejtësi e ka themeluar PS.

Bardhi tha se nëse Edi Rama ka krijuar SPAK-un, atëherë Struktura e Posaçme është e kritikueshme. Ai tha se ka prokurorë të ndershëm në Strukturën e Posaçme, por ka dhe prokurorë në SPAK që marrin nga 15 mijë euro, duke u korruptuar keqas.

Gazment Bardhi: Edi Rama ka thënë se amerikanët sollën Ndoc Rrokun në Shqipëri. I bie Edi Rama e bëri reformën? Nëse e ka bërë Rama, është për t’u kritikuar. I bie që qenka drejtësi që e komandon Rama. Unë nuk sulmoj institucionin e SPAK, por ka prokurorë të SPAK të korruptuar. Marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale.

Unë e mbështes SPAK-un, por sa herë që do kem kritika, do dal e do i them këtu publikisht. Po, në SPAK ka prokurorë profesionalë, por ka edhe prokurorë të korruptuar. Një prokuror është kërcënuar me jetën e vajzës së tij dhe të tillë prokurorë kanë gjithë mbështetjen time.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: