Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku tha se Reforma në drejtësi është bërë nga vendi ynë, dhe jo nga Amerikanët.
“Amerikanët sollën Noc Rrokun, reformën e bëri PS”, u shpreh kreu i qeverisë në një studio televizive vetëm pak ditë më parë.
Topi u shpreh se kjo ishte një deklaratë absurde, pasi vetëm një forcë madhore mund të bënte bashkë politikanët për një reformë të tillë.
“Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do t’i bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike. Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë. Absurditet, sepse kujtoj fare mirë momentin kur është miratuar në unison në 2016, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Këta nuk janë bashkë as në ceremoni festive. Është një deklaratë aspak e favorshme dhe jo mirënjohëse. Njësoj sikur të themi se Kosova u çlirua vetë në 1999, kishte përpjekje nga brenda por nuk mund të bëhej pa SHBA dhe aleatët. Në Shqipëri 140 deputetë të votojnë në unanimitet, vetëm forca e tyre për të bindur cilindo për të bërë këtë reformë, ata mund ta bënin”, tha ish-presidenti.
Nisida Tufa: Rama tha se Reformën në Drejtësi e solli PS, jo SHBA-të, çfarë mendimi keni për këtë deklaratë që kryeministri bëri në emisionin “Opinion?”
Bamir Topi: Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do t’i bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike. Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë.
Do thoja që domosdoshmërisht në Shqipëri duhet të kishte ndryshim dhe rotacion të elitave politike, këto elita kanë krijuar situata traumatike në Shqipëri. Situata në Shqipëri është bipolare… çdo njeri që tenton të jetë i suksesshëm politik ndeshet përballë një muri që është ndërtuar në mënyrë të posaçme nga dy partitë kryesore.
(BalkanWeb)