Ruben Amorim do të jetë trajneri i ri i Manchester United, ndërsa në fillimin e kësaj jave, Ruud van Nistelrooy, që mbante përkohësisht këtë rol, ka ndarë rrugët me klubin.

“Manchester United konfirmon se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u kthye në verë dhe ka udhëhequr skuadrën në katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm. Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United”.

“Ne i jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe qasjen që ka mbajtur në rolin e tij gjatë kohës së tij me klubin. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford. Rene Hake, Jelle ten Rouwelaar dhe Pieter Morel janë larguar gjithashtu nga klubi, të cilët i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Ne do të konfirmojmë përbërjen e plotë të stafit të ekipit të parë në kohën e duhur”- shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb