TIRANE

Anaid Kaloti ishte i ftuar këtë të hënë në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo. Në studio është trajtuar tema ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’, dhe fituesi i ‘Big Brother 6’, ka treguar për eksperiencat e veta.

Anaidi ka treguar se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi duke vazhduar komunikimin me ish-in. Por ai e ka provuar dhe anën tjetër të medaljes, atë kur mbyllet çdo lloj komunikimi.

Kështu i ka ndodhur me modelen Oriola Marashi! Vite më parë historia e tyre e dashurisë është përfolur shumë në media. E pyetur nga Bieta në lidhje me modelen, Anaidi është përgjigjur: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.” Më pas nga këmbënguljet e moderatores, fituesi i Big Brother ka treguar se ndjenjat nuk menaxhoheshin dot nga ana e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb