PRISHTINE- Analistët politikë në Kosovë vlerësojnë se Qeveria nuk duhet të lejojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit pasi siç thonë ata kjo do të prodhojë konflikt dhe incidente brenda Kosovës.

Mirëpo, sipas tyre, nëse kjo marrëveshje nuk arrin të ratifikohet atëherë mund të ndodhë të këtë përçarje në mes koalicionit PDK-LDK.

Politologu, Donik Sallova thotë se dështimin eventual të marrëveshjes së Demarkacionit, Partia Demokratike do të mundohet t’ia faturojë LDK-së.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: