Mbështetja e qytetarëve për partinë më të re në vendin tonë, LIBRA, për t’iu dhënë mundësia për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, sa vjen e po rritet. Gazetarja Eni Vasili ka firmosur live gjatë emisionit “Studio e Hapur” për t’i dhënë LIBRA-s, mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Asnjë force politike nuk mund t’i mohohet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Eni Vasili.

“Bashkë me firmën tënde, sigurojmë 5001 firma”, u shpreh kreu i LIBRA-s Ben Blushi, i cili theksoi se synon që kjo forcë politike të çojë në KQZ 10 mijë firma, më shumë nga sa kërkon ligji.

Sakaq, formularin për t’i dhënë mbështetje LIBRA-s e kanë firmosur edhe panelistët e ftuar në studion e “News 24”, siç ishte rasti i kryeredaktorit të gazetës “Mapo”, Arion Sulo. Ndërkohë, Lorenc Vangjeli nuk e ka firmosur formularin.

Vasili: Si shkon mbledhja e firmave?
Blushi: Bashkë me firmën tënde do të ishin 5001, nëse firmos sonte për ne.

Vasili: Pse jo, nëse keni një formular tani?
Blushi: Po. Do ta firmosni tani live?

Vasili: PO. Tani.
Blushi: KQZ tregoi se është plotësisht militante, duke refuzuar regjistrimin e KQZ në zgjedhje. KQZ e personalizuar raport me LIBRA-n. ne kemi dy mandate në fakt në Parlament, por KQZ nuk na e quan. Ligji për kon 5 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje. LIBRA do t’i bëjë 10 mijë firma.

Vasili: Është një vendim politik sipas jush?
Blushi: Është një thirrje për të gjithë ata që na shikojnë, që të na mbështetur për të hyrë në zgjedhje. Kaq kërkojmë. Kujdes kur ta nënshkruash se një gabim i vogël, dhe KQZ nuk ta quan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb