TIRANE

Analisti Ervis Iljazaj ka debatuar në emisionin “Open” me deputetin më të ri të LSI-së, Ralf Gjoni. Në fjalën e tij, Iljazaj nuk ka kursyer as fjalët ofenduese ndërsa e cilëson deputetin Gjoni si turp të madh të shoqërisë dhe një idiot politik.

Ervis Iljazaj: Je turp i madh i shoqërise, je një idiot politik, si nuk të vjen turp që del në ekran.

Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është përplasur me gazetarin Carlo Bollino, i cili ka deklaruar se vendimi për rikthimin e vizave nga Holanda nuk ka lidhje me Shqipërinë.Kurse Salnjanji ka replikuar duke thënë se Bollino nuk duhet të ngatërrojë rrushin me kumbullat.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: