TIRANE- Në një kohë kur opozita për disa seanca me radhë ka vijuar bllokimin e foltores së Kuvendit, ku disa ligje kanë kaluar për miratim vetëm me votat e maxhorancës, siç ishte dhe ai për shembjen e Teatrit Kombëtar, ngelet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës.

Ndonëse disa zëra opozitarë folën për djegie të mandatit, ish-ministri, njerësh edhe publicisti Besnik Mustafaj është kundër kësaj skeme. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj tha se ndonëse maxhoranca i ka numrat, prezenca e opozitës në Kuvend është me rëndësi, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Në jetën time politike vazhdoj t’i përmbahen parimit se karrigia bosh nuk është zgjidhja më e mirë. Nuk besoj se zgjedhja do jetë djegia e mandatit. Kjo maxhorancë ka numrat e vazhdueshëm të vazhdojë. Por ka nevojë dhe për opozitën. Kam qenë dhe mbeten për të mos shkuar në ekstrem tjetër. Jam i bindur se nuk prodhon asgjë”, tha Mustafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: