TIRANË- Maqedonia do shkojë në zgjedhje të parakohshme pas referendumit të 30 shtatorit për emrin e ri. Ky është parashikimi i ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili komentoi në studion e News24 situatën në vendin fqinj.

Mustafaj tha se shoqëria maqedonase është pro marrëveshjes por se nga pikëpamja e legjitimitetit institucional qeveria ka humbur pak.

“Në shumicën dërrmuese shoqëria maqedonase është pro kësaj marrëveshje. Ky rezultat që lidhet me abstenimin jo me fletët e futura në kuti i jep zemër anti europianistëve që është i mishëruar tek presidenti Ivanov dhe tek forca politike që e ka zgjedhur atë. Kjo do të shtojë manipulimin retorik të opinionit nga ana e tyre. Hyhet në një moment delikat për Maqedonisë si vend multietnik.
Shqiptarët kanë votuar pro, e kanë pranuar emrin në emër të një kauze më të madhe që është integrimi euroatlantik.
Nga pikëpamja e legjitimitetit institucional, qeveria ka humbur pak. Besoj se do shkohet në zgjedhje të parakohshme në mënyrë të pashmangshme. Unë nuk mendoj se do jetë zgjidhja sepse do jetë i njëjti konfigurim”, deklaroi Mustafaj, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb