TIRANË
Analisti Neritan Sejamini, ka reaguar në rrjetet sociale duke shigjetuar rolin që po luajnë ndërkombëtarët në fushën e sistemit të drejtësisë. Ai thotë se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe BE-ja kanë filluar të përdorin një term pa kuptim, kur shprehen për “vettingun rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, fjala “rigoroz” nuk ekziston në Kushtetutë dhe as në ndonjë ligj, por shton se kjo është shpikje e tyre.
“Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut.Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën. Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”-shruan ai.
Analisti i njohur nuk la pas “kritikat” ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ndërsa shprehet se shqiptarët nuk meritojnë asnjë urdhër të prerë nga ana e tij.
“Eurokrati Luigi Soreca tani ka filluar t’u jape urdhera te prera shqiptareve ne Tëitter—shqiptaret nuk meritojne asnje sekonde dhe asnje sqarim me shume se sa nja 200 karaktere!.”-shtoi ai.