Nuk rrëmbehet kurrë nga emocionet dhe është gjithmonë i matur në ato që thotë. Në momentin kur Ko mbëtaren e kanë futur të gjithë në një cep të ringut dhe po e “grushtojnë”, Altin Lala i del në mbrojtje. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve mendon se humbja ndaj Izraelit ishte një disfatë që mund të ndodhë në futboll.

Lala thotë se De Biazi e humbi toruan në momentin që futi në fushë 3 sulmues, por mendon se sfida u vendos nga episodet e penalltisë dhe kartonit të kuq. Ish-mesfushori i kuqezinjve dhe dikur krahu i djathtë i De Biazit jep edhe një shpjegim për mungesën e Kaçes në Kombëtare. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai zbulon se mesfushori i Pëlzenit nuk impenjohet sa duhet në Kombëtare dhe stërvitet sikur e ka sjellë dikush me zor. 41-vjeçari nuk mendon si Aliaj që, nëse brezi i tij do të kishte De Biazin trajner, mund të bënte mrekullira.

“Ndodhi ajo që mund të ndodhë në futboll. Mendoj që ishte një disfatë dhe një ditë jo e mirë për Shqipërinë, pavarësisht se lojtarët dhanë maksimumin dhe bënë gjithçka në fushën e lojës për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Arbitri mori një vendim të nxituar dhe, në gjykimin tim, mund të mos e jepte penalltinë e parë, në bazë të rregullave që kanë ndryshuar. Nuk e di mirë, por mendoj se ky detaj vendosi gjithçka.”, tha Lala./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: