I mirënjohuri Gary Neville nuk ka hezituar të tregojë problemin e Chelseat.

“Nuk dua të them diçka për Nicolas Jackson, sepse mendoj që ai mund të jetë pjesë e një skuadra të suksesshme që mund të bëjë mirë për Chelsean”.

“Unë vetëm mendoj se nëse ai do të kishte një sulmues të nivelit botëror para tij dhe ai do të ishte sulmuesi i dytë, kjo me shumë mundësi do të funksiononte më mirë për një skuadër që mund ta fitojë potencialisht titullin gjatë viteve në vazhdim”, ka thënë Neville.

Chelsea renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë në kampionat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb