TIRANË- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se është dekriminalizuar Policia e Shtetit në analizën vjetore të këtij institucioni.

“Kemi dekriminalizuar Policinë e Shtetit. Në 2014 u goditën mitet e paprekshmërisë”, tha ai.

Ndërsa duke përmendur operacionet në Lazarat e Dukagjin, Tahiri tha se ato janë shembujt e punës së Policisë së Shtetit.

Ai shtoi më tej se, gjatë këtij viti qeveria ka rritur rrogat për punonjësit e policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: