Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është transportuar me sukses në Athinë për diagnostikime të specializuara mjekësore.

Lajmi u konfirmua nga Valbona Duri, përfaqësuese e zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse, e cila theksoi se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është e stabilizuar, por mjekët sugjeruan diagnostikime më të avancuara për t’u siguruar mbi shëndetin e tij.

Transportimi u realizua nga një avion i Forcave Ajrore Greke dhe një ekip i posaçëm i Shërbimit Kombëtar të Ndihmës së Shpejtë në Greqi (EKAV).

Ky hap erdhi pas një periudhe që nga 30 dhjetori 2024, kur Kryepeshkopi u shtrua fillimisht në një spital privat në Shqipëri për shkak të një viroze sezonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb