Nuk dihet nëse do të zgjasë një javë, dy, ose deri në fund të këtij viti, por e sigurt është që aventura e Carlo Ancelotti te Napoli është drejt fundit. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas mediave italiane, trajneri është në mes një të lufte të ftohtë mes skuadrës dhe klubit. Kjo u konfirmua edhe nga rebelimi i lojtarëve që javën e shkuar refuzuan vendimin e presidencës për një grumbullim pesë ditor.

Carlojuve
Carlojuve

Në fillim tekniku u rreshtua me futbollistët, por më pas si profesionist zbatoi urdhërin e klubit. Por kjo lëizje e Acelotti nuk ka zbutur situatën, ndërsa duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, ndaj tij rëndon një ultimatum deri në ndeshjen e ardhshme në Champions kundër Genk. Por, ndarja mes tij dhe skuadrës mund të vijë më shpejt. Gjithsesi, një emër i madh i trajningut si Carlo Ancelotti nuk do ta kishte të vështirë të gjente shpejt një skuadër. Në lidhje me këtë, të përditëshmet italiane flasin për një opsion të bujshëm. Milan po mendon seriozisht të kthejë në pankinë trajnerin e triumfeve të fundit të mëdha. Një sistemim që do t’i shërbente Ancelotti edhe si një revansh.

157034
157034

Ky është një plan afatgjat i klubit kuqezi, që më parë duhet të ndryshojë sezonin deri tani zhgënjyes. Zlatan Ibrahimovic vazhdon të evidentohet si njeriu që i duhet Milanit në këto momente dhe klubi kuqezi po bën lëvizjet e tij për të mundësuar transferimin e sulmuesit suedez në merkaton e janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb