Nacho Fernandez është në planet e Real Madrid. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat, klubi madrilenë kërkon të rinovojë me lojtarin.Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2023, ndërsa Los Blancos janë të prirur të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2024.

Mbrojtësi ka një jetë që luan me këtë fanellë. Në edicionin e kaluar, Nacho është akitivizuar në 28 ndeshje në kampionat.Dakordësinë për rinovimin e ka dhënë trajneri Carlo Ancelotti, me teknikun që beson shumë në aftësitë e tij.

Yt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: