Barcelona arriti të mposhte thellë me poker golash 0-4 skuadrën e Realit të Madridit, duke hedhur kështu fuqishëm kandidaturën për të rikthyer titullin kampion në Barcelonë, pas dominimit të Realit sezonin e fundit.
Një sfidë e fituar me meritë në fushë nga katalanasit, por kjo falë përgatitjes mjeshtërore të trajnerit gjerman Hansi Flick, i cili duket se e kishte studiuar kundërshtarin deri në detajin më të vogël, ç’ka e nxorri atë trtiumfues në duelin ndaj Ancelottit.
Trajneri italian Ancelotti, pavarësisht humbjes së thellë, sërish kërkon ta shoh gotën gjysmë plotë, teksa mundohet të evidentojë edhe elemente pozitive nga kjo ndeshje:
“Analiza që bëj për këtë ndeshje është se ishte një ndeshje e ekuilibruar, ne patëm mundësi, duke luajtur një pjesë të parë me intensitet ku mund të shënonim, kur ata shënuan dy gola radhazi, na morën të gjithë energjinë në atë moment, donim të rrezikonim dhe i lamë hapësira e mundësi në kundërsulm”. Jo çdo gjë mund të hidhet poshtë. Nuk e kisha me Flick debatin, ndihmësi i tij nuk u soll si zotëri ndaj meje. Herën e fundit që humbëm 4-0 kundër Barçës, fituam ligën dhe Champions League. Nuk do të jemi shumë larg sezonit të kaluar. Pjesa e parë e skuadrës ishte e mirë dhe nuk gaboj se kam 48 vite ne futboll”.