Gjithçka është gati, në prag të finales së Superkupës së Europës, Real Madrid-Atalanta, që do të luhet nesër në Varshavë.

Atalanta, fituesja e Europa League, do të sfidojë skuadrën e Ancelottit, që ngriti në qiell Champions Leaguen e fundit. Një sfidë e rëndësishme për tifozët zikaltër, një mbrëmje që mund të mbetet në histori.

Fjalët e para të trajnerit Gasperini i kushtohen trajnerit të Realit, të njohurit të tij të vjetër: “Ajo që ka bërë Ancelotti është për ta parë të gjithë, ai është një referencë për të gjithë trajnerët në botë, ai përfaqëson trajnerin fitues. Ne e njohim njëri-tjetrin. Për një kohë të gjatë, ndoqëm një kurs në Coverciano së bashku, ai ishte duke trajnuar Juventusin kur unë drejtoja Primavera-n, e jona është një marrëdhënie me respekt të madh, është mirë të gjejmë veten në një finale evropiane shumë prestigjioze, ai sigurisht që është mësuar më shumë”, tha trajneri i Atalantës.

“Atalanta në vështirësi? Jo. Atalanta vjen për të luajtur një ndeshje me prestigj të pabesueshëm me entuziazmin e tyre të zakonshëm dhe dëshirën për të mahnitur. Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të vendosim të gjithë lojën dhe krenarinë tonë në fushë për të bërë një ndeshej të madhe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: