TIRANE- Analisti Andi Bushati ka zbuluar disa ‘teza’ se pse u rrit kaq shumë maxhoranca gjatë këtyre zgjedhjeve elektorale, duke marrë shkas edhe nga rezultati i deritanishëm ku PS është në avantazh të thellë ndaj PD-së.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Bushati ironizoi thirrjen e kandidates së PDIU-së se do i bashkonte votat me PS-në. Ai tha se meqë Basha po i cilëson këto zgjedhje të ndershme, mund të jetë blerë, sot ose para një viti.

“Këtu ka dy probleme se hymë në fazën që si ka mundësi që po na krijohet një maxhorancë e madhe. E para e punës kjo maxhorancë po i mbush mendjen shqiptarëve që ka çam në Dibër, njësoj sikur të thuash që ka minoritet grek në Tropojë. Kjo është shpjegim i mirë se pse maxhoranca po rritet, dhe do bymehet akoma. Lulzim Basha që iku pa folur po bën sikur këto janë zgjedhje të ndershme. Por pak kohë më parë ai tha se në Dibër po bëhet masakra. Lulzim Bashën ose e kanë blerë sot që nuk flet, ose u ble para një viti që tha se kanë blerë votat me drogë. Këto nuk shkojnë”, tha Bushati.
Vasili: Pse fitoi Edi Rama?
Andi Bushati: Se sapo zbuloi çamë në Dibër.
Ylli Rakipi: Fitoi se s’kishte kush fitonte. Pjesa tjetër se s’kishte opozitë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb