I ftuar në emisionin “Të Paeksopozurit” në News 24, analisti Andi Bushati teksa diskutonte me Mustafa Nanon, tha se rruga e zgjedhur nga opozita, për të djegur mandatët, ishte e vetmja zgjidhje.

“Një opozitë është në Parlament, hedh tymuese po këta e zgjedhin kryeprokuroren me votat e tyre, a shërben kjo opozitë që s’bën dot asgjë teksa teatri prishet? Qeëndron prapë atje dhe dalin përgjimet por prokurorja s’bën dot asgjë. Pra, këtu vjen momenti kur duhet bërë diçka që opinioni të tronditet. Opozita vlen më shumë në rrugë se në Parlament se kemi një moment kur duke qënë atje opozita pothuajse është asgjësuar. Gjithmonë kur bëjmë vizatimin e opozitës nuk është ëngjëllore përballë një pushteti djall, pra është një opozitë që s’ka ditur të reformohet, të shkëputetet nga berishizmi. Por nga ana tjetër, Rama po shfrytëzon të gjitha këto mangësi . Një lëvizje radikale e opozitës e detyron dhe mund ta vërë pushtetin me shpatulla pas murit”,- tha Bushati.

Nga ana e tij, Mustafa Nano u shpreh se thirrjet dhe aktet e dhunës janë të paparanueshme.

“Sikur të ishte një gjë e virgjër me biografi fantastike dhe jo basha unë nuk ia miratoja tonet e dhunshmëe, retorikën kërënimet”

“Në gjykimin tim ne duhet të ndryshojmë sistemin popoliktik dhe ekonomik . Vetëm një sistem i ri, mund të sjellë ndryshimin”,- u shpreh Mentor Nazarko.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb