TIRANË

Andi Bushati tha në rubrikën “Opinion” në “News 24” se Rilindja ka bërë hapa mbrapa sa i takon dorëzimit të pushtetit me forcën e votës, ndërsa si shembull mori përgjimet në Durrës ku Vangjush Dako dyshohet se ka blerë vota për të siguruar mandatin e kryebashkiakut.

Sipas tij, maxhoranca e sotme jo vetëm që nuk e ndëshkon këtë fakt, por përpiqet që ta kthejë në fenomen. Analisti nënvizoi se Rilindja sillet si një organizatë, e cila ka për qëllim kapjen e shtetit

“Zgjedhjet tona kanë qenë gjithmonë problematike. Erdhi Berisha në pushtet bëri shumë shkelje të rënda, por në 2013 dorëzoi pushtetin me zgjedhje. Me Rilindjen kemi një hap mbrapa në kuptimin që është një organizatë që do të kapi të gjithë shtetin për të mos e dorëzuar mandatin me zgjedhje. Tentativa për të kapur pushtetet është një gabim i madh. Ti atë që bëre në Durrës, jo vetëm që nuk e ndëshkon, por kërkon që ta kthesh  në fenomen”, shtoi ai.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb