Andi Demo, një i ri që është angazhuar me Partinë Socialiste tha se vendimet e drejtësisë nuk duhen komentuar.
Demo theksoi se PS është distancuar në mënyrë të qartë nga njerëzit që kanë pasur probleme me drejtësinë.
“Vendimet e drejtësisë nuk duhen komentuar. Nëse nuk besojmë as drejtësinë, atëherë nuk kemi çfarë të besojmë. Përgjegjësia morale e një partie politike është ide abstrakte.
PS, në ndryshim nga opozita është distancuar nga njerëzit që kanë probleme me drejtësinë. PS ka distancuar njerëz që kanë probleme me drejtësinë”, deklaroi Demo.
(Balkanweb)