Deputetja e PD Andia Ulliri ka theksuar se rinia shqiptare po braktis vendin për shkak të keqqeverisjes dhe dështimit të institucioneve. Ajo ka pohuar se të rinjtë po humbasin shpresën dhe madje po mohojnë identitetin e tyre shqiptar, duke u përpjekur që t’u kontrollohet mendimi dhe vullneti.
Në fjalimin e saj, Ulliri theksoi se energjia dhe fuqia e rinisë është çelësi për ndryshimin në Shqipëri dhe se revolucioni në vend është kryer gjithmonë nga të rinjtë.
Ajo gjithashtu nënvizoi se Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbështetje për rininë, duke siguruar se më 11 maj zëri i të rinjve do të dëgjohet me forcë.
Andia Ulliri: Rinia po brakis Shqipërinë nga keqqeverisja. Rinia shqiptare po ikën, ndërsa mohojnë edhe identitetin e tyre shqiptar. Ata duan të kenë kontroll tek të rinjtë. Nuk duan që të rinjtë të kenë shpresë. Ne me energjinë tonë mund të ndryshojmë atdheun tonë. Ata e dinë shumë mirë se ne e kemi fuqinë, që qëndron tek vota jonë. Revolucioni në Shqipëri është bërë nga të rinjtë. PD është ndërtuar nga rinia dhe do jetë gjithmonë krah rinisë. Më 11 maj do bëjmë të mundur që zëri i rinisë të dëgjohet.