Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 tha se përsa ka njohuri, SHBA-të nuk ka ndonjë interes kaq të madh për Shqipërinë sa kundër pritet apo thuhet. Andoni u shpreh se më shumë ka interes SHBA ka për Kosovën se për vendin tonë.
Ai u shpreh skeptik lidhur me atë se SHBA do të rishohë “non gratat”, duke vënë theksin pikërisht në faktin se SHBA nuk do e kenë vëmendjen te Shqipëria.
“PD duhet të lerë hapur dritaret për të rinjtë, duhet të kenë vend të rinjtë, të marrin përgjegjësinë. Kemi rastin e Ilir Alimehmetit në Tiranë që krijoi një impakt të madh dhe do të krijonte një impakt edhe më të madh. Edi Rama është mjeshtër i formës, ndaj edhe mbulon problematikat e krijuara”, tha Andoni.