Andrea Bocelli dhe familja e tij, i kanë lejuar vetes një pasdite relaksuese në banjot termale të Saturnia, mes puthjeve dhe përkëdheljeve. E përjavshmja ‘Chi’ ka fotografuar tenorin ngjitur me bashkëshorten e tij Veronica, teksa përqafohen në ujërat e ngrohtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Pak më larg, është edhe djali Matteo 22 vjeç, i cili qëndron pranë një vajze bionde, ndërsa vëllai tjetër Amos 24 vjeç është ulur buzë pishinës.


Ajo që plotëson këtë kuadrat, është e vogla e shtëpisë Virginia, 7 vjeç, që Andrea Bocelli e ka me gruan e dytë Veronica.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb