TIRANE- Në emisionin e “E diela Shqiptare” që transmetohet në TV Klan është treguar një histori e tmerrshme incesti. Një vajzë ishte abuzuar seksualisht për 7 vite me radhë nga babai i saj, abuzim ky që kishte nisur nga mosha 8 deri në 15 vjeç.
Por pikërisht në fund të rrëfimit, në studio plas “bomba”. Andresa, prezantuesja që shoqëron Ardit Gjebrean gjatë show-t ia plas të qarës dhe rrëfen se të njëjtin ferr e ka përjetuar edhe ajo.
Andresa ka rrëfyer live se në fëmijëri, daja ka tentuar ta përdhunojë, por fatmirësisht gjithçka mbeti në tentativë, pasi të bërtiturat e saj janë dëgjuar nga kushëriri.
Megjithatë braziliania që ka bërë për vetë mijëra fansa shqiptarë, ka vijuar të tregojë frikën dhe tmerrin që ka përjetuar, pasi kjo nuk ka qënë hera e vetme që daja ka tentuar të abuzojë me të.
“Tentoi për vite të tëra të abuzojë me mua”, thotë Andresa, ndërsa mes lotësh jep apelin: “Personat nga i njëjti gjak nuk mund të bëjnë vepra të tilla të turpshme”.
Edhe më bombë, ishte deklarata e moderatorit të “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, i cili është shprehur se pedofilët janë kafshë dhe duhen varur.
“Gjëra të tilla nuk iu duhen bërë fëmijëve. Njerëz të tillë duhen varur në mes të sheshit. Këta janë kafshë dhe kafshët meritojnë të theren”, tha Arditi, ndërsa kërkoi më tej mirëkuptimin e teleshikuesve për fjalët e përdorura.
Ai shtoi se “Nuk mund të përmbahem para ngjarjeve të tilla, pasi jam një njeri i ndjeshëm”.
(ma.ar/BalkanWeb)