Një diplomat i rangut të lartë britanik u takua sot me zyrtarë të lartë në Teheran për të diskutuar parandalimin e “përshkallëzimit dhe vlerësimit të gabuar”.


Takimet u mbajtën gjatë tensioneve të larta midis SHBA dhe Iranit për shkak të programit bërthamor dhe rrëzimit të një droni amerikan nga ana e Gardës revolucionare iraniane javën e kaluar.


Zyra e Ministrisë së Jashtme britanike njoftoi sot se ministri i Shtetit për Lindjen e Mesme Andrew Murrison tha se vizita e tij kishte për qëllim të diskutonte hapur dhe në mënyrë konstruktive me homologët e tij iranianë.


Ai tha se kjo përfshin një përsëritje të vlerësimit britanik se Irani është pothuajse padyshim përgjegjës për sulmet e fundit ndaj tankeve në Gjirin e Omanit, të cilën Irani e mohon.

Diplomati shtoi se Irani duhet të vazhdojë të përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, nga e cila u tërhoq administrata e presidentit Donald Trump një vit më parë, përpara se të rivendoseshin sanksione paralizuese në atë vend.

 

 

(BalkanWeb)