Kompania Google zyrtarisht ka lançuar versionin më të ri të Androidit, të quajtur Android 9 Pie.

Ky përditësim tashmë ka filluar të jetë në dispozicion për pajisjet Pixel të Google.

Android Pie është versioni i nëntë me radhë i Androidit, pasuesi i Android Oreot të lançuar gjatë vitit të kaluar.

Përditësimi më i ri ka zbuluar disa tipare të reja të cilat përdorin makinën e mësimit për ta bërë telefonin më të mençur.

Njëra nga to është “Adaptive Battery”, i cili i bën aplikacionet që të shfrytëzojnë më pak baterinë e ua shkurton resurset për të bërë që të zgjasë bateria më shumë.

Ngjashëm është edhe tipari “Adaptive Brightness” e cila automatikisht përshtat dritën e telefonit me lokacionin në të cilin gjendet pajisja si dhe me atë se çfarë janë përdoruesit duke bërë.

Android Pie gjithashtu ka edhe një sistem të ri të navigacionit, mënyrë të re më të zgjuar për të shkruar tekste e po ashtu edhe mënyra e njoftimeve është përditësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb