Një raport i ri nga firma analitike Strategy Analytics pretendon se Android ka shënuar një tjetër rekord në tregun global të telefonë inteligjentë.

Sistemi operativ mobil i Google është pjesë e 87.5 % të telefonëve në mbarë botën me 6% rritje vetëm tre mujorin e fundit dhe 10.3% nga viti në vit.

Ndërkaq Apple iOS shënoi një rënie drastike me 5.2%. Terren humbën edhe Windows dhe BlackBerry së bashku me platforma e tjera të vogla. Rënia e tyre ishte në shifrat 84.1% nga viti në vit.

Rezultatet e para të Strategy Analytics bien në kundërshti me ato të IDC-së ku ky I fundit sugjeron një rritje me 1% në shitjeve të telefonëve në mbarë botën./pcw.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: