TIRANE
Katër vite më parë këngëtari i njohur Sinan Hoxha i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë disa vjecare me Andrra Destani. Ata zhvilluan një dasmë madhështore me shumë të ftuar.
Ditën e sotme, çifti mbush plot 4 vite nga dita kur janë martuar dhe Andrra ka vendosur që këtë gëzim ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Bukuroshja brune ka ndarë momentet më të bukura gjatë dasmës së tyre duke bërë edhe një dedikim për bashkëshortin e saj.
‘Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri!’-shkruan ajo me pak fjalë por që bartin një kuptim të madh.
View this post on Instagram
If I know what love is, it is because of you. Happy 4th anniversary love @sinanhoxha_ ❤️
(BalkanWeb)