BRITANI E MADHE

Anëtarësime të reja në Partinë Socialiste edhe në Londër, ku ndodhen një numër i madh emigrantësh shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një statusi në “Facebook”. Ai shkruan se vëmendja e PS është për çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton.

Ndër të tjera, Balla garantoi shqiptarët në Britaninë e Madhe se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të votojë çdo emigrant, atje ku punon e jeton.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PS

Londër- Vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste #PS? #përShqipërinëqëDuam???
Më vëmendjen për çdo shqiptar pavarësisht ku jeton, vijuam aksionin tonë “Partia Socialiste e hapur për Ty” edhe në zonën veriore të Londrës aty ku jetojnë vëllezër dhe motra shqiptarë tashmë të integruar plotësisht.

Gjate këtij takimi u shpreha se është detyrim i klasës politike shqiptare që për Zgjedhjet Politike të 2021 të garantojmë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërisë të keni mundësi të votoni. Unë besoj që paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para Krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë nga Presidenti më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të regjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për t’i hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Kryeministri Edi Rama e mbajti premtimin ndaj jush duke krijuar për herë të parë një ministri të dedikuar tërësisht për ju siç është Ministria për Diasporën dhe gjithashtu kemi ndryshuar tërësisht shërbimin tonë konsullor, duke kaluar në një shërbim të shpejtë dhe digjital.

Balla Fb
Balla Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb