Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas, dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, ku mes të tjerash u ndal në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kallas theksoi se për të arritur këtë qëllim është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë spektrit politik dhe realizimi i reformave të vështira që kërkojnë mbështetje të plotë.
Ajo theksoi se e kupton rëndësinë e reformave dhe përpjekjeve të përbashkëta për të arritur këtë objektiv, ndërsa vuri në dukje mbështetjen e gjerë që qytetarët shqiptarë kanë për anëtarësimin në BE dhe theksoi se kjo është një dëshirë e thellë e popullit shqiptar, e cila kërkon reforma të vështira për t’u realizuar.
“Unë vij nga një vend që e kryer udhëtimin drejt BE dhe tashmë është anëtarësuar. Për anëtarësim duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve pasi janë shumë reforma të vështira që duan përkrahje të plotë. Ajo që kuptoj është që në Shqipëri qytetarët e japin mbështetjen për anëtarësimin gjerësisht. Kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira”, tha ajo.
(BalkanWeb)