ROMË

Prokurorët italianë dyshojnë se një anëtar i Ligës, parti e udhëhequr nga Mateo Salvini, ka lidhje me anëtarë të mafies.

Nënsekretari i Transportit Armando Siri akuzohet se ka ndihmuar anëtarë të mafies për veprat e tyre e se në këmbim do të fitonte 30 mijë euro.

Prokurorët dyshojnë se Siri dyshohet se ka marrë para për të modifikuar një normë që do të futet në projektin ekonomik të DEF 2018, i cili do të kishte favorizuar fondet për firmat që veprojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm Mateo Salvini, menjëherë pas lajmit mbrojti Sirin. Salvini pretendoi se partia që ai drejton nuk ka lidhje me asnjë mafie.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: