Diaspora përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe sfida kryesore është krijimi i një mjedisi që nxit dhe mbështet angazhimin e saj në këtë proces. Projekti studimor “Diaspora si një burim për ruajtjen dhe përmirësimin e monumenteve kulturore më pak të njohura në Shqipëri”, është përqëndruar në 5 fshatra, ndërsa 6 studiues të Diasporës shqiptare në Itali, prezantuan rezultatet paraprake të studimit, në një aktivitet ku ishin të pranishëm ministra të qeverisë, ambasadori italian dhe profesorë nga Departamenti i Arkitekturës, Universiteti i Firences.

Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim Luca Maestripieri tha se Diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në Itali dhe se përbën një nga komunitetet më të rëndësishme në vendin tonë të emigrantëve.

“Diaspora është një ndërmjetës i rëndësishëm për të realizuar projekte në Shqipëri me një bagazh njohurish dhe aftësish profesionale që kanë përfituar në Itali dhe mund qe t’i vënë në punë këtu..Sic është ajo pasurisë kulturore për të cilën Italia është krenare. Rezultatet e pritshme janë projektet e restaurimeve të monumenteve dhe objekteve kulturore në Shqipëri edhe në zona ende të panjohura për turistët duke i dhënë përparësi zhvillimit të këtij sektori”.

Drejtuesja e Programit të IOM Albania për Diasporën në Shqipëri znj. Manoela Lussi tha se diaspora demonstron se është jo vetem faktor zhvillimi, por edhe ‘ndërtues i urave’.

“Sot të gjithë aktorët e kanë kuptuar se Diaspora shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë dhe është e nevojshme që të mbështeten mënyra të reja për të nxitur ruajtjen e lidhjeve të saj me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit”

Valbona Flora, e angazhuar në këtë projekt studimor tha se është një përvojë unike për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar për vendin tënd.

Sipas statistikave zyrtare, nga 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, rreth 500 mijë prej tyre janë Itali.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb