Partia Socialiste vijon takimet në bazë me strukturat dhe mbështetësit. Drejtuesit politikë kanë zbritur në terren prej 1 muaj, që prej se Asambleja Kombëtare dhe kryeministri Edi Rama firmosën emrat që do të udhëheqin fushatën elektorale të 2025-ës.
Këtë të shtunë, kryesocialisti ka publikuar fotot e takimeve të drejtuesve politikë në të gjithë qarqet.
“Angazhim kapilar në çdo qark të vendit ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030për #SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama.
Postimi
🤝Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030🌹për #SHQIPËRINË2030🇦🇱
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱
PS synon mandatin e katërt qeverisës në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të zhvillohen të dielën e parë të majit të ardhshëm.
(BalkanWeb)