Modelja e njohur shqiptare Angela Martini do te publikoje shume shpejt librin me sekrete nga jeta e saj, per te cilin ka dhene nje interviste edhe ne revistën “Viva Glamm Magazine”.

Ajo ka zbuluar se jeta e mamase se saj eshte nje pjese qendrore e librit, qe do te dale ne tetor, e per te cilin thote se do te duhen vetem 5 ore per ta lexuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Eshte argetues, frymezues dhe emocionues, koha do te fluturoje duke e lexuar”-ka thene ajo.

Pyetur per mamane e vet, qe eshte nje moment i rendesishem i ketij libri ajo shprehet: “Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara.

Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb