BERLIN

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic theksoi se procesi i zgjidhjes  së çështjes së Kosovës  duhet të vazhdojë  dhe të përmirësohet, pasi sipas saj, vetëm kështu mund të arrihet tek zgjidhja e qëndrueshme mes të dyja vendeve.

Merkel ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që të përmirësohen raportet edhe më tej, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje, raporton “Tanjug”.

Temë tjetër e cila u diskutua mes Merkel dhe kryeministres së Serbisë ishte edhe procesi i Berlinit dhe bashkëpunimet e mundshme mes të dyja palëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb