Kancelarja gjermane, Angela Merkel është takuar dje në Berlin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe shefin e ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, për të diskutuar për konfliktin në Siri dhe Ukrainë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ulrike Demmer, zëdhënësja e Merkelit ka njoftuar përmes një deklarate se ky takim ishte caktuar gjatë një bisede telefonike mes Merkelit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar.

“Në fokus të bisedimeve ka qenë situata në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri. Po ashtu është diskutuar edhe për konfliktin në lindje të Ukrainës”, ka thënë Demmer.

Ministrja e Jashtme ruse po ashtu ka konfirmuar këtë takim, duke thënë se palët kanë diskutuar për situatën në Siri dhe për “përgatitjen e kushteve për kthimin e refugjatëve”. Moska mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad në konfliktin sirian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb