SHBA

Angelina Jolie pozon për revistën e famshme ‘Harper’s Bazaar’ për muajin dhjetor. Aktorja e njohur shfaqet e zhveshur e mbuluar vetëm nga një tyl i bardhë. Gjithashtu 44-vjecaja dha edhe një intervistë për këtë revistë ku folu gjatë për kërkimin dhe gjetjen e vetes ashtu siç foli edhe për çdo mësim që ka marrë nga fëmijët e saj.

Aktorja është nënë e 6 fëmijëve nga martesa me Brad Pitt: Maddox, 18, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11.

“Ajo pjesë e jona që është e lirë, e egër, e hapur dhe kurioze mund të fiket shpesh nga jeta. Nga dhimbja apo dëmtimet që marrim. Fëmijët e mi e njohin versionin tim të vërtetë. Ata më kanë ndihmuar ta rigjej dhe ta shfaq sërish.”- u shpreh Angelina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ata kanë kaluar shumë! Unë jam ajo që kam mësuar nga forca e tyre. Si prindër, ne përpiqemi t’i inkurajojmë fëmijët të jenë ata që janë dhe të bëjnë çfarë kanë mendojnë me zemër se është e drejtë. Pastaj, ata na shohin dhe presin të njëjtën gjë nga ne.” vazhdoi Jolie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb