I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult, monsinjor Angelo Massafra tha de e kishte ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Francë, kur katedralja u përfshi nga flakët.

“Kam qënë para tv deri në 11 të natës, jam shumë i trishtuar, shumë i mërzitur, isha në lutje. Ky është një lajm i hidhur jo vetëm për katolikët, por është qendra e zemrës së Francës dhe Europës. Një prej katedraleve më të bukura të stilit gotik. Është pasuri e të gjithëve”, tha ai.

Massafra thotë se gjërat duhen parndaluar para se të ndodhin. Ai thotë se ndërsa rikonstruksioni ishte kërkuar prej një viti, i vjen keq që tani do të duhen miliarda lekë për ta rikonstruktuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb