TIRANË- Komisioni i Ekonomisë shqyrton raportet për buxhetin 2015.

 

Anastas Angjeli deklaroi se bëhet fjalë për një buxhet ambicioz dhe të fokusuar në disa prioritete.

 

Ai tha se komisionet kanë bërë propozime të ndryshme dhe se këto kërkesa pritet të konsultohen me qeverinë.

 

Sipas tij, është kërkuar ndërhyrje në buxhetin e Kuvendit, ku kërkohet shtim i punonjësve dhe investime. Shtesa në fonde kërkohet edhe për Presidencën, Gjykatën Kushtetuese Prokurorinë, Avokatin e Popullit dhe ILDKP.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb