Pasi ka shpenzuar 300 milionë euro në një muaj të vetëm, Real Madridi është gati të bëjë një tjetër investim marramendës për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Sipas shtypit spanjoll, Zinedin Zidan kërkon të sjellë me çdo kusht në Spanjë Pol Pogba, por Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga lojtari i rij.

Ka qenë vetë familja Glejzër, pronarët e Junajtidit, që i kanë kominukuar agjentit të lojtarit, Mino Raiolës, se nuk do të ketë asnjë tratativë për 26-vjeçarin francez. Nga ana e tij lojtari u aka bërë të qartë drejtuesve të Mançester Junajtid se kërkon të largohet për të luajtur në Champions, ndaj këtu hyn në lojë xhepi i Florentino Perezit, që është gati të hedhë 150 milionë euro për mesfushorin dhe të bindë anglezët ta lënë të lirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb