Tomas Strakosha ka fituar prej kohësh statusin si i pashitshëm te Lazio por në çdo moment nuk mungojnë ofertat në drejtim të portierit të Kombëtares. Strakosha është shndërruar në objekt dëshirash nga klubet më të rëndësishme europiane, mbi të gjitha në Premier League. Çdo skuadër e cila është në kërkim të një portieri, fillimisht zhvillon një sondazh për Strakoshën.

Strakosha
Strakosha

Pas Tottenham e Arsenal, Newcastle është ekipi i radhës anglez që kërkon shërbimet e portierit të Lazios. “Qymyrxhinjtë” janë në kërkim të një portieri për sezonin e ri, oferta e tyre e parë shkon për Lazios por ekipi kryeqytetas vijon të insistoj: Strakosha është i pashitshëm.

Strakosha 1
Strakosha 1

Portieri i Kombëtares shqiptare vijon riaftësimin me kohë të plotë për të qenë gati për sezonin e ri ku Lazios e tij do të jetë pjesë edhe në Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb