ANGLI

Dy shqiptarë që trafikonin emigrantë me gomone nga Franca në Angli përmes kanalit të La Manshit janë dënuar sot me nga 8 vite burg në Angli.

Sipas mediave angleze, dy shqiptarët Xhemal Baco dhe Feim Vata u arrestuan me 20 tetor të këtij viti, ndërsa sot janë njohur zyrtarisht me vendimin. Mësohet se Baco ka trafikuar 6 shqiptarë nga Franca drejt Anglisë, ndërsa rezultonte si drejtuesi i gomones  dhe më pas Feim Vata pas mbërritjes në tokën angleze i transportonte emigrantët  përmes furgonit.

Sipas policisë,  të dy shqiptarët në bashkëpunim kishin kryer të paktën tre udhëtime me gomonen duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të emigrantëve.

Prokurori i çështjes, Daniel Fugallo deklaroi se: “Sikur dikush të binte nga gomonia, ata nuk do të kishin mbijetuar gjatë në Kanalin e Anglisë”.

Droga
Droga

Gjithashtu për këtë rast ka folur edhe gjykatësi Simon James,  i cili veprimin e shqiptarëve e quajti një krim të organizuar, që synon të trafikojë njerëz të dëshpëruar.

“Ky ishte krimi i organizuar dhe profesional, i projektuar posaçërisht për të shfrytëzuar njerëz të dëshpëruar duke rrezikuar jetën e tyre”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb